Lajme
Miftaraj ironizon me Gërvallen: QUINT ka kërkuar që të formohet një komision i veçantë për emërimin e emisarëve të rinj
Demokracia
21:00 | 21 Qershor 2023

Share:

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka ironizuar me deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ku kjo e fundit ka thënë se një strategji e re nevojitet urgjentisht, duke përfshirë staf të ri, nëse duam të ndalet përshkallëzimi.

Miftaraj ka thënë se thënë se pas kësaj deklarate “janë mbledhur vendet e QUINT-it” dhe është vendosur që për emërimin e ambasadorëve të rinj në Kosovë dhe emisarëve për dialog “të formohet një komision i veçantë i përbërë nga Donika Gërvalla, Rozeta Hajdari dhe Elbert Krasniqi”.

Ai tutje ka shkruar se tallava qeverisja e një shteti hajgare që ia jep drejtën vetës për t’i treguar qendrave të vendosjes për strategjinë e caktimin e diplomatëve në Kosovë.

Postimi i plotë:

Lajmi i fundit:

Mblidhen urgjent vendet e Kuint-it në nivel të ministrave të jashtëm, për të diskutuar kërkesen e Donika Gêrvalla, MPJ të Kosovës lidhur me ndryshimin e strategjisë për dërgimin e diplomatëve tjerë në Kosovë dhe shkarkimin e gjithë ambasadorëve aktual.

Sipas informatave brenda takimit, u vendos që per emerimin e ambasadoreve te rinj ne Kosove dhe emisareve per dialog te formohet nje komision i veçantë i perbere nga Donika Gervalla, Rozeta Hajdari dhe Elbert Krasniqi.

Tallava qeverisja e nje shteti hajgare ia jep drejten vetes edhe me iu tregu qendrave te vendosjes per strategjine e caktimit te diplomateve te tyre ne Kosove.

Sa poshte ka ra katundi, Zoti hajër e baftë!

Të ngjashme