Lajme
Miftaraj i reagon Nagavcit: Me ditë ju me analizu, nuk e shkelni Kushtetutën kah të silleni
Demokracia
21:24 | 08 Prill 2022

Share:

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pasi ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se ditëve në vijim do ta analizojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi konstatoi se Nagavci ka shkelur Kushtetutën kur mori vendim për organizimin e mësimit në komunën e Kamenicës, duke e hedhur poshtë reformën e Qëndron Kastratit.

Miftaraj ka thënë se Ministria e Arsimit nuk duhet ta analizojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por duhet ta zbatojë atë. Madje ai iu drejtu Nagavcit duke i thënë se “me dit ju me analizu, nuk e shkelni Kushtetutën ka të silleni”.

Po ashtu, ai tha se pushtetarët duhet të jenë shembull në zbatimin dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ministria e Arsimit aktgjykimin e gjykatës kushtetuese vetëm e zbaton, nuk e analizon!

Me dite ju me analizu, nuk e shkelni Kushtetuten ka te silleni.

Filloni te silleni ne menyre institucionale dhe te kuptoni se Gjykata Kushtetuese eshte e Republikes se Kosoves, dhe Ju qe jeni ne pushtet duhet te jeni shembull I zbatimit dhe respektimit te vendimeve te saj”.

E shkeli Kushtetutën, por Nagavci sërish thotë se e kreu obligimin e saj kushtetues

Të ngjashme