Lajme
Miftaraj i IKD-së ngacmon përkrahësit e LVV-së pas vendimit për pronën e Manastirit të Deçanit
Demokracia
17:26 | 13 Mars 2024

Share:

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se zbatimi i vendimeve të gjykatave të rregullta dhe Gjykatës Kushtetuese është obligim i institucioneve në nivel lokal dhe qendror.

Këtë deklaratë, ai e ndërlidhi me vendimin e Qeverisë së Kosovës e cila i kërkoi Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Kushtetueses.

Ai thotë se shteti duhet të dëshmojë se sundimi i ligjit s’ka kompromis dhe se me këtë vendim, Kosova e ka të lehtë rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Në fund, ai ngacmoi përkrahësit e partisë në pushtet, LVV-së.

“Më pëlqeu pa masë qëndrimi dhe arsyetimi më i ri i disa prej përkrahësve të LVV-së se toka rreth manastirit është në Kosove dhe do të mbetet në Kosovë”, shkroi ai, teksa vendosi edhe një emoji duke qeshur.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

I pari i qeverisë, këtë e bëri të ditur në mbledhjen e sotme me ministra, ndërsa u shpreh se askush nuk ka të drejtë që Republikës së Kosovës t’ia ndalojë të jetë shtet i barabartë me secilin në kontinentin tonë. /

Të ngjashme