Lajme
Miftaraj: Duket se janë konfiskuar dy valixhe me euro nga aksioni i sotëm
Demokracia
12:20 | 24 Shkurt 2021

Share:

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar edhe njëherë pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, që vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas Miftarajt nga aksioni i sotëm siç tha ai, si duket dy valixhe me euro qenkan konfiskuar, shkruan Demokracia.com.

“Bankënotat 500, 200 dhe 100, aty këtu edhe 50.  Jo pak, po SHUMË, me qindra mijëra Euro. E në ketë rast, nëse përfundon si duhet lënda, një përgëzim për prokurorin e rastit Rafet Halimi dhe krejt zyrtaret policor”, shkruan Miftaraj në Facebook.

Postimi i Ehat Miftarajt, pa ndërhyje:

Nga aksioni i sotem si duket dy valixhe me Euro qenkan konfiskuar.

Banknotat 500, 200 dhe 100, aty ketu edhe 50.  Jo pak, po SHUME, me qindra mijera Euro. E ne kete rast, nese perfundon si duhet lenda, nje pergezim per prokurorin e rastit Rafet Halimi dhe krejte zyrtaret policor.

Respekt per Prokurorin Rafet Halimi.  Ama aspak respekt per Kujtim Munishin qe u mundu ne vend te ngjarjes me ja marr meritat prokurorit Halimi./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/ehat.miftaraj/posts/10158033240288601

Të ngjashme