Auto&Tech
Microsoft tallet me Apple
Demokracia
12:59 | 26 Janar 2021

Share:

Kompania Microsoft vazhdimisht tallet me kompaninë Apple në reklamat e tyre promovuese.

Këtë herë është fjala për reklamën e Surface Pro 7, ku ata bëjnë krahasimin me MacBook Pro të Apple shkruan Demokracia.com

Reklama e re krahason MacBook Pro me Surface Pro 7, të Microsoft, duke tallur mungesën e mbështetëses së ekranit të MacBook Pro ose për një ekran me prekje ose një stilolaps.

Ai gjithashtu thekson edhe se Surface Pro ka performancë më të mirë se MacBook, duke ju lejuar të luani lojërat e juaja të preferuara.

Në fund, klipi prej 30 sekondash nxjerr në pah çmimin, me 890 dollarë Surface Pro që është shumë më i lirë se MacBook. /Demokracia.com

 

Të ngjashme