Lajme
Michel tha se BE-ja e gatshme për zgjerim në vitin 2030, Varhelyi: S’është çështje datash
Demokracia
13:49 | 31 Gusht 2023

Share:

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë se deklarata e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se BE-ja duhet të jetë e gatshme për zgjerim në vitin 2030 është e mirëpritur, porse kjo nuk është çështje datash, por vullneti e rezultatesh.

Varhelyi ka komentuar deklaratën që dha Michel në Forumin Strategjik të Bledit, që tha se shtetet aspiruese dhe Bashkimi Evropian duhet të jenë gati për zgjerim në vitin 2030.

Varhelyi në Toledo ka thënë se Komisioni Evropian gjithmonë ka qenë i gatshëm të paraqesë çdo propozim që do të çonte drejt zgjerimit.

“Nëse ky është mesazh nga Këshilli Evropian se dëshiron të përfshihet më në fund dhe të bëjë hap të madh për të arritur zgjerimin, atëherë është lajm i mirëpritur. Por, mendoj se çështja e zgjerimit nuk është çështje e datës, por çështje e vullnetit dhe të përmbushjes së parakushteve nga ana e BE-së, por edhe nga ana e vendeve partnere në Ballkanin Perëndimorë apo tri shteteve kandidate për anëtarësim”, ka thënë Varhelyi, raporton “Tanjug”.

Të ngjashme