Lifestyle
Metoda që VIP-at përdorin për të mos plakur lëkurën gjatë gjumit do t’ju habisë
Demokracia
16:22 | 30 Maj 2022

Share:

Një eksperte e lëkurës ka zbuluar se mënyra se si ju flini mund ta plakë më shpejt lëkurën tuaj duke ju shtuar rrudhat. Michelle Silva na tregon pozicionin e gjumit që shkakton rrudha dhe pozicionin perfekt për anti-plakjen.

“Nëse jeni në të tridhjet apo të dyzetat dhe jeni të fiksuar pas plakjes së lëkurës, siç jam dhe unë atëherë kjo këshillë është mjaft e dobishme, pasi unë kam rreth 10 vite që e praktikoj,” tha ajo.

Në përgjithësi rrudhat në fytyrë dalin nga ajo anë në të cilën ju flini më shpesh. Këshilla që ajo jep është që kurrë të mos flini me bark e të mbani fytyrën të mbështetur në jastëk.

“Mundohuni të flini në shpinë. E di që kjo mund të mos jetë komode për ju, por është një mënyrë që fytyra juaj të mos plaket shumë shpejt,” tha dermatologia.

Sipas saj kjo është një teknikë e përdorur nga shumë VIP-a. Jenifer Lopez ishte ndër ato që e përdorte këtë metodë.

Të ngjashme