Sport
Messi thyen rekordin e Ronaldos, bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit evropian
Demokracia
08:05 | 09 Prill 2023

Share:

Lionel Messi kontribuoi me gol sonte në fitoren 0:2 të Paris Saint-Germainit në udhëtim kundër Nice.

Ylli argjentinas më këtë gol regjistroi edhe një rekord të madh, duke e thyer atë të rivalit të tij, Cristiano Ronaldos, shkruan Gazeta Express.

Messi është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Evropë sa i përket klubeve.

35-vjeçari tani numëron 702 gola në futbollin evropian, një më shumë se Ronaldo, i cili nga fillimi i këtij viti është pjesë e klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr.

Messi këtë shifër golash e arriti pas 841 ndeshjeve, kurse Ronaldos i ishin nevojitur 949 ndeshje për të shënuar 701 gola.

Të ngjashme