Sport
Messi thyen rekordin e pëlqimeve në Instagram
Demokracia
11:25 | 20 Dhjetor 2022

Share:

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, ka thyer rekordin botëror për numrin e pëlqimeve në rrjetin social Instagram.

Rekordin paraprak e pati një vezë, që kishte kapur 56,069,801 pëlqime.

Messi, në postimin e bërë një ditë më parë pas fitores së Kupës së Botës, ka arritur deri më tani 56.716.287 pëlqime.

35-vjeçari po konsiderohet si futbollisti më i madh në historinë e futbollit. Argjentina fitoi të dielën mbrëma ndaj Francës. /Demokracia.com

Të ngjashme