Sport
Messi “shtang” për një moment Argjentinën në prag të Kupës së Botës, bëhet sikur është lënduar në stërvitje
Demokracia
19:14 | 14 Nëntor 2022

Share:

Lionel Messi është tallur me shokët e skuadrës tek Argjentina duke inskenuar për një lëndim të mundshëm, pak ditë para se të nis Kupa e Botës në Katar.

Në ndeshjen e fundit të Paris Saint Germain para Kupës së Botës, kishte shqetësime për gjendjen fizike të Messit pasi shumë tifozë kishin frikë se legjenda e Argjentinës mund të merrte një dëmtim të papritur një javë përpara turneut në Katar.

Megjithatë, të hënën pasdite, Messi ishte pjesë e seancës stërvitore publike të Argjentinës pasi u bashkua me bashkëlojtarët e tij.

Stërvitja është filmuar dhe ka kapur Messin duke i kapur shpinën e këmbës, megjithatë, ishte vetëm një shaka pasi ai falsifikoi një dëmtim për të qeshur me shokun e skuadrës Rodrigo De Paul.

Mëposhtë mund t’i shikoni pamjet./Demokracia.com/

Të ngjashme