Sport
Messi me shokë tallin rivalët: Një minutë heshtje për Francën e Brazilin, kanë vdekur
Demokracia
15:03 | 24 Mars 2023

Share:

Futbollistët e Argjentinës i kanë thumbuar rivalët e vet Francën dhe Brazilin duke kënduar “një minutë heshtje për Brazilin, një minutë heshtje për Francën”.

Lionel Messi e shënoi golin e 800-të në nivelin e lartë të futbollit, duke i ndihmuar Argjentinës ta mposhtë Panamanë 2:0 në ndeshjen e parë të tyre qëkur e fituan Kupën e Botës 2022.

Argjentina e mundi Francën me penallti dramatike në finalen e Katarit në dhjetor, për ta fituar Botërorin për herë të parë që prej vitit 1986.

Pas fitores në miqësoren kundër Panamasë të enjten para mbi 80 mijë argjentinasve në stadiumin e Buenos Aires, Messi me shokë festuan në fushë me këngë e valle.

Por ata nuk u ndalën me kaq, pasi edhe i tallën rivalët e vet Francën dhe Brazilin, duke kënduar: “Një minutë heshtje për Brazilin, ata kanë vdekur”, dhe “një minutë heshtje për Francën, ata kanë vdekur”.

Para se ta fitonte Botërorin, Argjentina e kishte fituar Kupën e Amerikës pas shumë vuajtjeve në vitin 2021 duke e mundur Brazilin në finale.

Duke e mbajtur trofeun e Kupës së Botës në dorë, Messi foli para tifozëve në stadium.

“Gjithmonë e kam ëndërruar këtë çast, për të festuar me ju në vendim tim Argjentinën, duke e ngritur lart gjënë më të bukur, Kupën e Botës”, tha Messi.

Ai shtoi: “Eja të vazhdojmë ta bëjmë këtë që jemi duke e bërë dhe ta shijojmë, sepse kemi pritur shumë kohë të gjatë për ta fituar përsëri. Ejani ta shijojmë yllin e tretë”.

Të ngjashme