Sport
Messi ia propozoi një lojtar drejtuesve të PSG-së në takimin e fundit me ta
Demokracia
15:01 | 25 Korrik 2023

Share:

Lionel Messi thuhet se i ka thënë drejtuesve të Paris Saint Germain që të nënshkruajë me Harry Kane nga Tottenham Hotspur gjatë një takimi në fund të sezonit.

Gushtin e kaluar, Messi iu bashkua PSG-së pasi nuk arriti të binte dakord për një kontratë të re me Barcelonën.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë bëri 75 paraqitje në të gjitha garat për klubin Parc des Princes, duke shënuar 32 gola.

Më herët gjatë muajit, u konfirmua se Messi do të largohet nga PSG për skuadrën e MLS, Inter Miami.

Sipas medias franceze After Foot RMC, Messi i tha presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi që të nënshkruante me Kane gjatë një takimi në fund të sezonit.

Deri më tani në afatin kalimtar të verës, e ardhmja e Kane ka qenë një nga pikat kryesore të bisedimeve.

E ardhmja e kapitenit të Anglisë mbetet e pasigurt me afrimin e shpejtë të sezonit 2023/24.

Është raportuar gjerësisht se kryetari i Spurs, Daniel Levy e vlerëson Kane në 120 milionë euro dhe Bayern Munich gjithashtu ka pasur dy oferta të refuzuara nga klubi i Londrës së Veriut.

Sipas mediumit Relevo, PSG ka zhvilluar diskutime me Spurs në lidhje me një transferim të mundshëm për Kane.

Është raportuar se kampionët francezë duan të sigurojnë nënshkrimin e Kane në javët e ardhshme, ndërsa përgatiten për jetën pa yllin Kylian Mbappe.

Të ngjashme