Lifestyle
Mësoni rezultat i cilës sëmundje është djersitja e tepërt
Demokracia
21:44 | 18 Mars 2021

Share:

Ne djersijmë kur është shumë nxehtë ose kur jemi duke ushtruar në palestër, që është shumë normale sepse djersitja ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit.

Kur trupi punon më shumë se zakonisht gjëndrat e djersës lëshojnë një lëng me bazë kripe si përgjigje për t’u qetësuar.

Por nëse djersini pa asnjë arsye, kur nuk është nxehtë, ose jeni vetëm duke ndenjur kjo nuk është aspak normale.

Shpeshherë djersitja e tepërt ose hiperhidroza mund të tregojë një gjendje të rëndë mjekësore si prolemet me gjëndrën tiroide, diabet apo infeskione të ndryshme.

Njerëzit që vuajnë nga mbipesha dhe ankthi gjithashtu mund të djersijnë më shumë.

Këshillohet të vizitoni një mjek nëse keni djersitje të tepërt, lodhje, pagjumësi, etje të shtuar, urinim të shtuar ose kollitje. /Demokracia.com/

Të ngjashme