Lajme
Mësimdhënësi puth me dhunë nxënësen e klasës së shtatë ne Deçan
Demokracia
22:31 | 12 Qershor 2023

Share:

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

Mësimdhënësi me inicialet V.S., është filmuar duke e puthur me dhunë një nxënëse të klasës së shtatë.

Siç mëson Paparaci, rasti ka ndodhur javën e kaluar.  V.S., është filmuar në njërën nga klasat e objektit të shkollës.

Një nga nxënësit ia ka dërguar drejtorit të shkollës videon, i cili më pas rastin e ka raportuar në Polici.

Ndërkohë, ky mësimdhënës bashkë me kolektivin dhe nxënësit, ka qenë në ekskursion këtë vikend në Shqipëri.

Por pas hyrjes në kufi, Paparaci merr vesh nga burimet brenda organeve të sigurisë se i njëjti është arrestuar prej Policisë së Kosovës.

Të ngjashme