Lajme
Mesazhet kërcënuese ndaj policëve që nisën punën në veri, reagon Ambasadori i Francës
Demokracia
20:37 | 26 Korrik 2023

Share:

Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovë, ka reaguar në lidhje me kërcënimet që kanë marrë serbët e Kosovës që janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës.

Guerot shpërndau postimin e shefit të EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, i cili ka kundërshtuar këto kërcënime, të martën.

Në këtë linjë është edhe ambasadori francez.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që institucionet e Kosovës të pasqyrojnë diversitetin e shoqërisë. Plotësisht në marrëveshje me EULEX“, ka shkruar Guerot.

Serbët e Kosovës vitin e kaluar ishin larguar nga institucionet, madje policët serbë në mënyrë demostrative kishin larguar uniformat.

Por jo të gjithë i janë bindur thirrjeve të Listës Serbe për bojkot të institucioneve.

 

Të ngjashme