Sport
Mes lotësh e dhimbjesh varroset futbollisti 17-vjeçar, Erion Kajtazi
Demokracia
15:42 | 04 Dhjetor 2022

Share:

Futbollisti 17-vjeçar, Erion Kajtazi është varrosur mes lotësh dhe dhimbjesh në fshatin Zasellë të Mitrovicës.

Të pranishëm në varrimin e Kajtazit kanë qenë futbollistët e Trepçës ’89 dhe shokët e tij.

Po ashtu prezent në varrimin e tij kanë qenë krerët e FFK-së në krye me Agim Ademin dhe të tjerët.

Lajmi për vdekjen e hershme të Erionit e ka tronditur gjithë qytetin e Mitrovicës dhe tërë Kosovën.

/Enigma/

Të ngjashme