Lajme
Merret vendimi, Shqipëria hap ambasadë në Azerbajxhan
Demokracia
18:13 | 01 Mars 2023

Share:

Republika e Shqipërisë ka vendosur hapjen e një ambasade në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Vendimi është firmosur dhe hyn në fuqi menjëherë duke u botuar në “Fletoren Zyrtare”.

Njoftimi:

V E N D I M

PËR

HAPJEN E MISIONIT DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AZERBAJXHAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Shpenzimet për hapjen e këtij misioni diplomatik do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2023.
Ngarkohet Ministria e për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Të ngjashme