Lajme
Merret me komunikata të socialistëve, por Kurti nuk e pat asnjë reagim për lejen që SHBA i dha Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”
Demokracia
20:51 | 13 Janar 2024

Share:

Kryeministri Albin Kurti dje gjeti kohë që të shkruante në Twitter në lidhje me reagimin e socialdemokratëve për sundimin e ligjit në Serbi.

Kurti u shpreh i shqetësuar me sundimin e ligjit në Serbi.

LEXO MË SHUMË:

Kurti në të njëjtën linjë me Socialistët Evropianë: I përsëris shqetësimet për sundimin e ligjit në Serbi

Por, kryeministri ende nuk ka gjetur kohë që të shkruajë në lidhje me aprovimin që ShBA i dha Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”, shkruan Demokracia.com

Lajmi për aprovimin e amerikanëve u bë publik pas takimit mes ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

LEXO MË SHUMË:

Vuçiq: Hill na njoftoi se SHBA e ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”

Deri më tani, Kurti s’ka pasur asnjë reagim për blerjen e raketave antitanke “Javelin”.

INFORMACIONE MBI BLERJEN E RAKETAVE “JAVELIN”

Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh. Në njoftim thuhet se Kosova ka kërkuar blerjen e 24 sistemeve dhe 246 raketave Javelin FGM-148F.

Në këtë shitje do të përfshihen edhe elementët logjistikë të stërvitjes dhe përdorimit të tyre.

Këto raketa janë bërë tepër të njohura gjatë luftës në Ukrainë, duke u shndërruar në ‘makth’ për tankset dhe mjetet e blinduara ruse. Sistemi i raketave antitank ka hyrë në shërbim në vitin 1996, por që atëherë është avancuar vazhdimisht.

Pas lëshimit, raketa shkon me precizion të lartë drejt objektivit, ndërkohë që ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë dhe ta ngarkojnë manualisht për gjuajtjen e radhës. Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë dhe ushtria amerikane ka 38 mijë të tilla.

Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 540 km/h pasi lëshohet.

Kontraktorët e kësaj marrëveshjeje do të jenë kompanitë që prodhojnë raketat Javelin, Lockheed Martin dhe Raytheon Missiles and Defense./Demokracia.com/

LEXO MË SHUMË: 

VIDEO | FOTO: Ja si funksionojnë raketat ‘Javelin’ që Kosova do t’i blejë nga SHBA-ja

Të ngjashme