Lajme
Merr 20 mijë euro pagë vjetore nga Kuvendi, Dimal Basha i vërsulet Rrahman Jasharajt për kërkesën për 100 euro
Demokracia
13:48 | 21 Shtator 2022

Share:

Dimal Basha, deputet i VV-së, sot iu vërsul korridoreve të Kuvendit të Kosovës kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Basha duke bërtitur ia përmendi Jasharajt kërkesën për 100 euro shtesë.

“Je i pasinqertë në kërkesat e tua, i ke marrë fëmijët peng në këtë Republikë”, ka thënë Basha.

Basha që ka pagë vjetore mbi 20 mijë euro e ka të lehtë të flasë me denigrim për 100 eurot shtesë të kërkuara nga SBAShK-u për mësimdhënësit.

Sepse, z.Basha ka pagë të majme. Deputet që dikur e kishte 1-sh në biologji, mori afërsisht 20 mijë euro pagë nga Kuvendi.

19,989.63 euro është shuma që z.Basha mori nga Kuvendi për paga dhe meditje.

Po ashtu z.Basha ka një pasuri të majme, ndonëse shumica e pronave të deklaruara janë në emër të prindërve të tij.

Ai ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit 3 apartamente, dhe 2 troje janë në pronësi të familjes Basha.

Një veturë Peugeot e vitit 2019, që kushtoi 7000 euro, është në pronësi të bashkëshortes së Bashës, ndërsa si pronë të përbashkët e kanë një veturë tjetër Peugeot 308.

Basha ka në pronë stoli ari në vlerë prej 5 mijë euro, që është gati sa krejt rroga vjetore e një mësimdhënësi.

I përkeqësohet gjendja Dimal Bashës, duke bërtitur e ndjek pas Rrahman Jasharajn nëpër korridor

Të ngjashme