Lajme
I përkeqësohet gjendja Dimal Bashës, duke bërtitur e ndjek pas Rrahman Jasharajn nëpër korridor
Demokracia
13:18 | 21 Shtator 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, e ka humbur “ekuilibrin” sot pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim.

Basha në paraqitjen e parë në Kuvend pas publikimit të notave të tij të dobëta në gjimnaz, u duk tepër nervoz.

Nervozen e tij ai e ka shprehur edhe duke i bërtitur me mos respekt Kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, shkruan Demokracia.com.

Basha, i njohur si 1-shi në Biologji, iu drejtua Jasharajt duke i thënë se nuk është i sinqertë në kërkesat e tij dhe po i mban peng fëmijët.

“I ke marrë fëmijët peng për 50 euro. Je i pasinqertë në kërkesat e tua. Pse i do ti 100 euro? Dinjitetin e ke kthyer në pare. A ke punuar para luftës pa pare, tash për 50 euro i ke marrë fëmijët peng? Po piskas se nuk merr vesh ti ndryshe”, dëgjohet duke thënë Basha.

Kryetari i SBASHK-ut iu përgjigj deputetit duke i thënë se “a pe sheh çfarë fjalori ki, marre duhet me të ardhë.

Debati nuk ka përfunduar këtu. Basha iu drejtua sërish Jasharajt.

Jasharaj sërish iu përgjigj duke i thënë “a pe sheh qysh po bërtet, deputet si ti e kanë sjell punën këtu”.

Përplasja mes tyre ka nisur në përfundim të mbledhjes së Komisionit Parlamentar, të cilën Jasharaj e lëshoi para kohe shkaku i deklarimeve të deputetit Basha. /Demokracia.com/

Të ngjashme