Lajme
Mërgimtari nga Kosova, gjobitet 10 herë për një ditë të vetme nga policia në Serbi
Demokracia
14:34 | 07 Nëntor 2022

Share:

Mërgimtari nga Kosova me inicialet F.P, gjatë ditë së sotme është gjobitur 10 herë, në autostradat në Serbi.

Kështu ka bërë të ditur F.P, i cili i ka thënë Paparacit se shuma totale e gjobave e kap vlerën e 500 euro.

Mirëpo, ai nuk ka sqaruar se për çfarë gjobash është dënuar nga Policia serbe.

Por, ai ka apelur për kujdes te bashkatdhetarët e tjerë të cilët do ta përdorin Serbinë si transit për të ardhur në Kosovë.

Kujtojmë se Serbia përdoret si vend transit nga shumica e mërgimtarëve për të ardhur në Kosovë, dhe jo rrallë kanë hasur në probleme gjatë rrugës.

Të ngjashme