Lajme
Mercenarët Wagner ndodhen 450 kilometra larg Moskës
Demokracia
15:51 | 24 Qershor 2023

Share:

Një makth i vërtetë mund të quhet për Vladimir Putinin avancimi i forcave mercenare Wagner me Moskën, pasi këto të fundit janë raportuar se gjenden rreth 450 kilometra larg kryeqytetit rus.

Kreu i këtij grupimi, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se ka pasur sulme ajrore ruse ndaj ekipit të tij, por nga ana tjetër qytetarët i kanë pritur krahëhapur dhe i kanë quajtur “çlirimtarë” të vendit.

Vetë Putin e ka dënuar ashpërsisht gjithë kryengritjen që Wagner ka ndërmarrë dhe ka garantuar se do të dënohet çdo veprim për rrëzim pushteti në Moskë, por asnjëherë nuk e ka përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë emrin e Prigozhin.

Ndërkohë, Putin ka firmosur edhe një ligj ushtarak, i cili i ndalon gjithë qytetarët meshkuj të dalin nga vendi, apo të mos marrin pjesë në mbrojtjen e vendit.

Luftime të armatosura gjithsesi nuk janë raportuar ende, përtej goditjeve sporadike ajrore që Kremlini ka kryer.

Vetë Prigozhin ka garantuar se nuk ka pasur asnjë plumb të shkrepur nga Wagner, pasi vetë qytetarët i kanë pritur mirë ushtarët e tij.

Me një inkursion të nisur dje në orët e vona të natës, Prigozhin mori fillimisht pa asnjë rezistencë Rostov-in e më pas vijoi avancimin drejt veriut, për të shkuar në Moskë.

Një plan është paraqitur gjithashtu për të hedhur në erë tre ura të kryeqytetit rus, në rast se mercenarët afrohen.

Videot në platforma online të komunikimit kanë qenë të shumta dhe shumica e tyre tregojnë forcat Wagner që fitojnë bindshëm territor.

Përballë tyre do të jenë të vendosur të parët çeçenët e Ramzan Kadyrovit, i cili i ka quajtur tradhtarë Prigozhinin me forcat e tija dhe ka theksuar se do të mbrojë Moskën me çdo kusht.

Të ngjashme