Lajme
Menaxhmenti i RTK-së nuk i zbaton vendimet e Inspektoratit, vazhdon degradimi i Ermal Rexhës
Demokracia
13:05 | 22 Gusht 2023

Share:

Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit të Kosovës, është e shqetësuar me parregullsitë në televizionin publik. Kjo sindikatë vlerëson se punëtorët e RTK-së, po persekutohen.

“Persekutimi i punëtorëve të RTK-së nga Menaxhmenti i saj ka arritur në nivelin e përmasave alarmante. Vetëm gjatë këtij viti, tetë raste të paligjshme të konstatuara nga Inspektorati dhe 11 mijë euro gjoba të shqiptuara për këto paligjshmëri”, thuhet në një shkresë të kësaj sindikate.

SPRTK është ankuar se menaxhmenti i televizionit publik nuk po e respekton vendimin e Inspektoratit të Punës, për degradimin e redaktorit përgjegjës, Ermal Rexha.

“Shihni çfarë thuhet në raportin zyrtar të Inspektoratit të Punës nr. 01/56- 111/ 23-A, për rastin e degradimit të redaktorit përgjegjës, Ermal Rexha: “Një mënyrë e tillë e shqiptimit të masave disiplinore, siç është vepruar në rastin konkret, është e rrezikshme dhe mund të shkaktoj pasoja tek secili punonjës, sepse atëherë mund të shqiptohet çdo masë disiplinore në çdo kohë dhe punonjësit të gjenden para presionit të vazhdueshëm.””, thuhet në shkresën që e ka siguruar Demokracia.com.

Ata kanë treguar se të punësuarit Ermal Rexha i është shqiptuar masa disiplinore: Ulje në pozitë dhe vërejtje me shkrim

Sipas Sindikatës, Inspektorati i Punës i ka cilësuar të paligjshme këto masa ndaj të punësuarit, Ermal Rexha.

Po ashtu ata kanë treguar se para se rasti të denoncohej në Inspektorat, Komisioni i Ankesave brenda RTK-së e ka cilësuar të paligjshëm degradimin e të punësuarit Ermal Rexha.

“Çuditërisht, drejtori gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj nuk e ka marrur parasysh vendimin e Komisionit të Ankesave, edhe pse ishte vet themelues i këtij komisioni. Në raportin zyrtar me numer nr. 01/56- 111/ 23-A të cilin e gjeni të bashkangjitur, Inspektorati i Punës ka konstatuar një mori shkeljes në rastin e degradimit të redaktorit përgjegjës, Ermal Rexha duke kërkuar që në afat prej tre ditësh të gjitha parregullsitë e konstatuara të eliminohen.

Drejtori, Ahmetxhekaj i ka pranuar të gjitha gabimet e konstatuara nga IP dhe përmes vendimit me numër 1150123 i ka shfuqizuar ato”, bëhet e ditur.

Në vendimin e nënshkruar nga z, Ahmetxhekaj thuhet, Redaktorit Ermal Rexha t’i kthehet kontrata e punës që e kishte para degradimit si dhe t’i kompensohet dëmi financiar i shkaktuar.

“Por, megjithë vendimin e nënshkruar, të punësuarin, Ermal Rexha vazhdojne mos ta angazhojnë në kryerjen e detyrave të Redaktorit Përgjegjës. Lidhur me këtë çështje Sindikata do të njoftojë Inspektoratin e Punës. Për të gjitha këto shkelje ende askush nga drejtuesit e RTK-së nuk është thirrur në përgjegjësi. Bordi i RTK-së, sidomos kryetari, Besnik Boletini në vazhdimësi dëgjohet duke deklaruar se Bordit për të vepruar i duan dëshmi.”, thuhet në shkresë.

Sindikata është duke e përgatitu një dosje të detajuar me të gjitha rastet e persekutimit të punëtorëve dhe këtë do ta deponojë te Institucioni i Avokatit të Popullit. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme