Lajme
Memli Krasniqi: Planin franko-gjerman s’duhet ta pranojë askush, unë e kam parë
Demokracia
20:38 | 24 Nëntor 2022

Share:

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi, tha se plani franko-gjerman nuk duhet të pranohet nga askush.

Krasniqi në emisionin “Pressing” në T7 tha se një draft të tillë nuk beson që ka ndonjë parti shqiptare që mund ta votojë.

„Nëse ai heq dorë prej njohjes së ndërsjellë është si me heq dorë prej shtetësisë së Kosovës. Është diçka e papranueshme. Ashtu siç është sot plani franko-gjerman, nuk do të pranohet nga askush. Drafti aktual i këtij që është sot nuk besoj që ka ndonjë parti shqiptare që mundet me votu. Nuk është përgjegjësi e imja me tregu. Ai draft i është dorëzuar kryeministrit dhe presidentes“, tha ai.

Tutje, Krasniqi tha se duhet të shfrytëzohen plane të tilla që ne të përkushtohemi në realizimin e objektivave të Republikës së Kosovës, pasi që sipas tij, ky plan nuk duhet të pranohet.

“Plani sot me qenë merre ose leje, është leje, por plani si i tillë duke u bazuar nga përvojat në të kaluarën, duke u bazuar në përvojat që i kemi pas, që kanë filluar shumë keq dhe pastaj janë bërë të pranueshme, unë mendoj që duhet të shfrytëzohet, në mënyrë që të përkushtohemi që t’i realizojmë objektivat e Republikës së Kosovës”.

Të ngjashme