Lajme
Mehaj për 42-vjetorin e demonstratave të studentëve: Shënuan fillimin e fundit të Jugosllavisë Komuniste
Demokracia
13:07 | 11 Mars 2023

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përkujtuar 42-vjetorin e demonstratave të studentëve në Prishtinë.

Mehaj ka thënë se këto demonstrata kanë shënuar kthesën vendimtare me kërkesën Kosova Republikë.

“Ishin studentët, punëtorët dhe gjithë populli liridashës të prirë nga vizioni dhe ideali për vetëvendosje i simbolit të bashkimit dhe qëndresës kombëtare Bacës Adem Demaçi që filluan rezistencën e cila kulmoi me luftën e armatosur të UÇK-së udhëhequr nga Kryekomandanti Legjendar Adem Jashari”, ka shkruar ministri Mehaj.

Pamje të postuara në llogarinë e ministrit Mehaj

Sipas Mehajt, këto demonstrata shënuan “fillimin e fundit të Jugosllavisë Komuniste dhe shkëndijat e para të demokracisë në sferën e vendeve të bllokut komunist në Evropë”.

“Mbi këto ideale, Ushtria e Kosovës, zhvillohemi dhe forcohemi çdo ditë për të mbrojtur vlerat e sakrificës, mundit, djersës e gjakut të gjithë brezave”, ka shtuar Mehaj.

Të ngjashme