Sport
Mediumi zviceran: Tifozët e Kosovës nuk e kanë falur Andi Zeqirin
Demokracia
19:17 | 30 Mars 2022

Share:

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Andi Zeqiri nuk është falur nga tifozët e Kosovës për përzgjedhjen e tij të përfaqësojë Zvicrën dhe jo “Dardanët”.

Kështu ka shkruar mediumi më i madh zviceran “Blick” në një artikull të kushtuar ndaj vërshëllimave të shumta të tifozëve të Kosovës për Zeqirin në miqësoren mes Zvicrës dhe Kosovës të zhvilluar të martën në Cyrih.

“Tifozët e Kosovës nuk e kanë falur. Kështu nuk e ka imagjinuar sulmuesi i Kombëtares, Andi Zeqiri (22 vjeçar) ndeshjen kundër atdheut të prindërve të tij. Nga tribunat u dëgjuan zhurma dhe fishkëllima kur ai u inkuadrua në lojë”, shkruan “Blick”.

“Ndryshe nga Shaqiri dhe Xhaka, zvicerani i tretë me rrënjë kosovare fishkëllehet në çdo kontakt me topin. Goditja është shumë e thellë pasi tifozët e shtetit ballkanik dikur kishin shpresa të mëdha se sulmuesi do të luante për vendin e tyre”.

Vitin e kaluar Andi Zeqiri ndonëse raportohej se kishte marrëveshje me Kosovën, ai në fund i tha “Po” kombëtares “helvetike”, vendim ky që nuk iu pëlqeu tifozëve të Kosovës “Dardanët” të cilët e shpallën person “non grata”.

Këta të fundit shpalosën mbrëmë gjatë ndeshjes edhe një mesazh thumbues për Andi Zeqirin.

“Pazargji i natës, mashtrues i Kombëtares” – Dardanët e thumbojnë Andi Zeqirin

“Andi tregtari, pazargji i natës, mashtrues i Kombëtares” – shkruhet në mesazhin e shplaosur nga tifogrupi i Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme