Sport
“Pazargji i natës, mashtrues i Kombëtares” – Dardanët e thumbojnë Andi Zeqirin
Demokracia
18:28 | 29 Mars 2022

Share:

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një mesazh thumbues në takimin me Zvicrën.

Tifozët kosovarë kishin një mesazh për Andi Zeqirin, futbollistin që e kishte zgjedhur Zvicrën në vend të Kosovës, raporton Demokracia.com.

“Dardanët” e kanë quajtur Zeqirin “mashtrues të Kombëtares”.

“Andi tregtari, pazargji i natës, mashtrues i Kombëtares” – shkruhet në mesazhin e shplaosur nga tifogrupi i Kosovës.

FOTO: Bujar Mehmeti (Twitter)

Kujtojmë se Andi Zeqiri vitin e kaluar i tha “Po” përfaqësueses zvicerane, duke ia kthyer “shpinën” Kosovës, me të cilën raportohej se kishte edhe marrëveshje për ta përfaqësuar.

Vlen të theksohet se Zeqiri po e ndjek këtë takim nga stoli.

Kur po zhvillohet minuta e 25-të e takimit në Cyrih, rezultati mes Zvicrës dhe Kosovës është i barabartë 0-0. /Demokracia.com/

Të ngjashme