ShowBiz
Mediumi zviceran: Loredana dhe Edon Zhegrova “në lidhje”
Demokracia
14:13 | 26 Prill 2022

Share:

Gazeta zvicerane “Blick” ka hedhur dyshime për një lidhje të mundshme mes reperes Loredana dhe futbollistit Edon Zhegrova.

Bazyar në një fotografi të cilën e ka publikuar këngëtarja në rrjetet sociale mediumi “Blick” ka shkruar “Çka po ndodh këtu? Loredana pozon me ish-futbollistin e Baselit”, duke vazhduar tutje: “Në fundjavë, reperja Loredana u pa krah për krah me ish-futbollistin e Baselit, Edon Zhegrova në ‘storyn’ e saj në Instagram, duke i ndezur kështu thashethemet”.

Gushtin e vitit të kaluar Loredana bëri të ditur se është ndarë me ish – partnerin e saj, reperin nga Ferizaji, Mozzik me të cilin ka edhe një vajzë.

Ndërsa, futbollisti Edon Zhegrova po luan me sukses në Lille të Francës, ku u transferua nga Barseli gjatë janarit.

Të ngjashme