Lajme
Mediumi suedez: Kurti na flet pak pasi “u ligjërua” nga Escobar e Lajçak, është i hapur për zgjedhje
Demokracia
11:20 | 08 Qershor 2023

Share:

Pak pasi mbajti takimin me emisarët Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar pas disa ditësh, kryeministri Kurti dha një intervistë për mediumin suedez “Aftonbladet”. Këtu, shefi i Qeverisë e konfirmoi se është i hapur për mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri.

“Kur Albin Kurt iu përgjigj me shkrim pyetjeve tona një ditë pas kërkesës sonë, ai pak a shumë ishte ligjëruar nga i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe i ShBA-së, Gabriel Escobar.” – kështu thuhet brenda tekstit të këtij mediumi.

Në këtë intervistë, Kurti thotë se është i hapur ndaj mundësisë për mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri

“Por atëherë zgjedhjen duhet të ndodhin pa ndërhyrë Beogradi”, tha Kurti.

Gazeta suedeze raporton sot se pyetja kryesore ka qenë se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës duhet të largohet nga ndërtesat komunale në veri. Por, Kurti thotë se policia ka arsye për qëndrimin në veri.

“Ndërtesat komunale janë të Kosovës. Policia e Kosovës është brenda dhe rreth këtyre ndërtesave, krah për krah me personelin e NATO-s, sepse jashtë ka grupe të dhunshme, qëllimet e të cilëve nuk janë paqësore”, përgjigjet Albin Kurti.

Ngjarjet e së hënës së 29 majit janë dëshmi e qartë e kësaj, sipas kryeministrit.

“Atë ditë u bë e qartë për të gjithë se cilët janë kundërshtarët tanë: grupe të maskuara ekstremiste të djathta që vandalizojnë, sulmojnë dhe djegin gjithçka që nuk konsiderohet serbe, që lartësojnë simbolet nacionaliste dhe shoviniste, si kryqi i Serbisë me katër S-ja dhe shkronja Z, që lidhet me agresionin e Rusisë në Ukrainë”, thotë Kurti.

Kryeministri deklarohet edhe për sulmet ndaj 30 ushtarëve të NATO-s, si dhe sulmet ndaj gazetarëve e policisë së Kosovës, duke thënë se asnjë incident nuk është shkaktuar nga policia e Kosovës

Të ngjashme