Sport
Mediumi i madh spanjoll shkruan për incidentin e tifozëve të Vushtrrisë
Demokracia
15:36 | 02 Qershor 2022

Share:

Në ndeshjen e barazhit të zhvilluar javën e kaluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet Vushtrrisë dhe Malishevës ndodhi një incident i çuditshëm i cili erdhi nga pjesa ku ishin të pozicionuar tifozët e skuadrës së Vushtrrisë.

Një penallti e akorduar në favor të Malishevës solli zemërimin e tifozëve të Vushtrrisë të cilët në shenjë pakënaqësie shqyen rrjetën e portës dhe demoluan ulëset e stadiumit duke i hedhur ato në fushë, transmeton KP.

Kjo bëri që ndeshja të ndërpritej për disa minuta për të vazhduar më vonë pasi policia i largoi nga tribuna tifozët e Vushtrrisë.

Ky incident ka kaluar kufinjtë e Kosovës dhe ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Është gazeta e njohur spanjolle “Marca” ajo e cila ka shkruar për këtë incident duke e cilësuar si “një protestë të papra deri më tani”.

“Vushtrria, një skuadër e ligës kosovare, ishte në garë për ta siguruar hyrjen në Superligë në ndeshjen kundër Malishevës. Vendimi për të akorduar një penallti për skuadrën rivale solli zemërimin e tifozëve vendas të cilët grisën rrjetën e portës nga tribuna, gjë që çoi në ndërprerjen e ndeshjes”, shkruan në artikullin e “Marcas” kushtuar këtij incidenti në Podujevë.

Pas rifillimit të ndeshjes, Malisheva realizoi penalltinë përmes Mërgim Pefqelit dhe e fitoi ndeshjen tre me zero duke siguruar qëndrimin në elitën e futbollit vendor.

Të ngjashme