Lajme
Mediat e Vuçiqit tentojnë të mbjellin frikë në Kosovë, tregojnë se cilat Brigada të ushtrisë serbe janë në gatishmëri
Demokracia
15:29 | 01 Nëntor 2022

Share:

Nga mëngjesi në Serbi temë qendrore është vënia në gatishmëri e ushtrisë pas vendimit të institucioneve të Kosovës që të nis qortimin e serbëve që posedojnë targat ilegale.

Mediat e afërta me pushtetin në Serbi vazhdojnë të jenë shumë aktive, duke trumbetuar më të madhe se si dy Brigada për ndërhyrje të shpejt janë në gatishmëri të plotë.

“Gatishmëria maksimale e forcave për reagim të shpejtë të Brigadës së 72-të Speciale për Operacione Speciale dhe Brigadës së 63-të të Parashutës është shtylla kurrizore e nivelit të deklaruar të ngritur të gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë”, shkruan “Novosti”, gazetë që i shërben Vuçiqit dhe regjimit të tij, transmeton Demokracia.com.

Tutje në këtë raport, jepen detaje se çfarë parasheh rregullorja ushtarake kur ngritët niveli i gatishmërisë.

“Sipas rregulloreve ushtarake, ngritja e nivelit të gatishmërisë nënkupton gatishmërinë e forcave të armatosura për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të situatës në kohën më të shkurtër të mundshme, nëse është e nevojshme. Praktikisht kjo do të thotë se forcat e Forcave të Armatosura të Serbisë, të synuara për të reaguar në situata krize, janë në gatishmëri të menjëhershme për kryerjen e detyrave të caktuara, ndërsa forcat e tjera janë në një nivel që mundëson kryerjen e detyrave “në përputhje me afatet e parapara për angazhim””, shkruan tutje “Novosti”.

Praktikisht, ky lloj i “ngritjes së forcave të armatosura në këmbë” gradohet dhe në varësi të nivelit nënkupton një sërë masash dhe detyrash. Kjo nënkupton, ndër të tjera, grumbullimin e ekipeve luftarake, vendosjen e gatishmërisë, thirrjen e personelit nga pushimet vjetore dhe ditët e pushimit, një regjim më të fortë roje…

“Në varësi të nivelit të deklaruar, një nivel më i lartë i gatishmërisë luftarake mund të nënkuptojë edhe largimin e njësive të caktuara në pozicione të paracaktuara jashtë garnizonit dhe kazermës. Niveli më i lartë i gatishmërisë luftarake në rastin aktual, siç shpjegohet jozyrtarisht në Ushtrinë Serbe, më së shumti do të vërehet në njësitë e Ushtrisë Tokësore përgjatë vijës administrative me Kosovën. Bëhet fjalë për pjesë të Brigadës së Dytë, të Tretë dhe të Katërt të Ushtrisë Tokësore, si dhe ekuipazhe me detyrë të përhershme në bazat e Zonës së Sigurisë Tokësore”, shkruan në fund gazeta e Vuçiqit.

Të ngjashme