Sport
Mediat angleze: Lampard do të shkarkohet, Rooney do të marrë drejtimin e Evertonit
Demokracia
16:04 | 05 Janar 2023

Share:

Trajneri i DC United, Wayne Rooney, mund të marrë drejtimin e Evertonit nëse trajneri i klubit anglez, Frank Lampard shkarkohet, raporton britanikja “Sun”, transmeton Demokracia.com.

Pas një sërë rezultatesh të dobëta në Premierligë, Everton ra në vendin e 18-të në tabelën e Premierligës me vetëm 15 pikë.

Dy ditë më parë, klubi nga Liverpooli u mposht nga Brighton me rezultat 4:1.

Mediat britanike theksojnë se Lampard është nën presion serioz pas humbjes nga Brighton dhe shtojnë se do të shkarkohet nëse klubi nuk e nis me rezultate më të mira në pjesën e mbetur të sezonit.

Në xhiron e radhës të Premierligës, Everton do të luajë në shtëpi me Southampton më 14 janar.

“San” raporton se Rooney është i pari në listën e dëshirave të pronarit të Everton, Farhad Moshiri.

Rooney (37) u rrit në Everton, dhe luajti për këtë klub deri në vitin 2004.

Më pas ai luajti për Manchester United për 13 vjet, dhe përsëri luajti për klubin nga Liverpool në sezonin 2017/2018.

Rooney mori drejtimin e DC United në korrik të vitit 2022, dhe më parë ai drejtoi Derbin për dy vjet./Demokracia.com/

Të ngjashme