Lajme
Media izraelite: 4000 ushtarë janë bërë të paaftë nga lufta në Gaza
Demokracia
15:43 | 13 Janar 2024

Share:

Rreth 4000 ushtarë izraelitë kanë pësuar lëndime serioze që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës,

Uebfaqja e lajmeve “Israeli Walla” ka raportuar, duke shtuar se numri ka gjasa të rritet në 30 mijë, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Ushtria izraelite nuk ofron të dhëna publike të viktimave në radhët e saj, tha faqja e internetit, me qëllim që të shmanget një rënie e moralit në shoqërinë izraelite.

Të 4000 ushtarëve u është njohur aftësia e kufizuar sipas “Klasifikimit 3”, që do të thotë se ata kanë të drejtën për të gjitha trajtimet dhe të drejtat që u jepen një personi me aftësi të kufizuara në ushtrinë izraelite.

Të ngjashme