Lajme
Media e afërt me Vuçiq: Lajçak, Escobar dhe këshilltarët e Scholz, Macron dhe Melonit në fund të muajit në Beograd
Demokracia
10:11 | 10 Tetor 2023

Share:

Pesëshja e madhe, e cila përfshin të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, si dhe emisarët e presidentëve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe kryeministrit italian, do zbarkojnë sërish për të vizituar Serbinë deri në fund të muajit.

Sipas informacioneve të Novosti-t, do të ketë presion edhe më të madh në tryezë, që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, si dhe të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit.

Pas ngjarjes në Banjskë, pesëshja pritet ta detyrojë Vuçiqin për “bashkëpunim”.

Siç interpreton Novosti, kjo do të thotë se Serbia nuk është kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe në OKB.

Ky ekip prej pesë anëtarësh ishte në Serbi më 20 janar, kur gjatë bisedës me Vuçiqin, sipas Novosti-t, “fjalë për fjalë i vendosi një ultimatum shtetit serb – pranimin e planit gjermano-francez, d.m.th. evropian, për të cilin më vonë u ra dakord në Ohër”.

Të ngjashme