Lajme
“Me vjen keq që nuk e kam respektuar Flamurin e Kosovës”
Demokracia
23:14 | 18 Dhjetor 2023

Share:

“Kosova është shtet i pavarur, demokratik dhe i njohur nga mbi 100 shtete, e vertetuar nga Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, ka thënë deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”.

Gazetari Çollaku i ka thënë Rexhajt që ai disa herë nuk i ka respektuar në tubime simbolet e Kosovës.

Rexhaj tha që është e vërtetë, e kanë bërë për një qëllim dhe se i vjen keq për atë.

Matoshi ka thënë se ky është moment i së vërtetës dhe se pushteti është i ëmbel.

“Pushteti është i ëmbel, këta jetojnë prej taksave tona, këta e marrin pagën sa trefish une”, ka thënë Matoshi.

Rexhaj i është përgjigjur Matoshit duke i thënë që si deputet do ta preferontë çdoherë opozitën sepse është më e lehtë por që duhet marrë përgjegjësi.

“Ne jemi rritur në VV me idenë e bashkimit kombëtar dhe kemi thënë që Flamuri i Kosovës ka ardhur në mënyrë jo transparente por që tashmë VV-ja ka ardhur në pozicionin që me mbrojtë edhe pakon e Ahisarit”, ka thënë Rexhaj.

Të ngjashme