“Djali nuk është i përfshirë hiç, janë të përfshirë tjerët. Në dy duar ka shku, pas djalit tem, në dy duar ka shku Volvo-ja dhe çka është bërë më tej mbetet çështje e organeve që me e ndriqu rastin”, ka shtuar ai.
Përveç Dardan Gashit, për këtë rast janë të arrestuar edhe dy persona të tjerë.
Avokati i Gashit, thotë se ka prova se në kohën kur ndodhi vjedhja, klienti i tij nuk ishte në Parallovë.
“Nga garazhi në të cilin e ka dërguar këtë automjet e ka bërë edhe një fotografi dhe atë foto ia ka dërguar të dashurës së tij, që mund të vërtetohet që atë kohë i njëjti nuk ka qenë jo vetëm në vendin ku është kryer kjo grabitje, por nuk ka qenë as në Prishtinë”, ka thënë Ymer Huruglica, avokat.
Në nëntor të vitit të kaluar, gjatë pasdites një automjet që po transportonte një shumë të konsiderueshme të parave, u grabit në mënyrë të armatosur.
Sipas dosjes së prokurorisë, grabitësit ia kishin dalë t’i merrnin dhjetë çanta me para.
Këtë veprim e bënë duke përdorur katër kallashnikovë.
Sipas kërkesës për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, bartja e dhjetë çantave me para ishte bërë me veturën e markës Volvo, në pronësi të Dardan Gashit.
Prokuroria Themelore e Gjilanit në një përgjigje për Televizionin Dukagjini nuk ka konfirmuar se kur do ta ngritë përfundimisht aktakuzën për këtë rast.
Nga prokuroria kanë thënë se po vazhdojnë të bëjnë hetimet.
E përgjatë tyre, janë sekuestruar edhe disa telefona mobilë, nga të cilët Prokuroria synon të nxjerrë shumë detaje të asaj që ndodhi.