ShowBiz
“Me ty”, publikohet së shpejti nga Cricket, Gesko dhe Nora Istrefi
Demokracia
19:19 | 26 Dhjetor 2022

Share:

Producenti i njohur shqiptar, Cricket, po vjen me një projekt të ri muzikor.

Ai ka bashkuar forcat me këngëtarët e njohur shqiptarë, Nora Istrefi dhe Gesko, kënga e të cilëve mban titullin “Me ty”.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një videoje të shkurtër të shpërndarë në rrjete sociale.

Ata ndërkohë nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do të lansohet ky bashkëpunim.

Të shumta kanë qenë reagimet që morën në pjesën për komente, fansat e të cilëve mezi po presin për duetin.

Të njëjtit sivjet ishin shumë të angazhuar me prurje të reja muzikore, nga të cilat morën rezultate pozitive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi)

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024