ShowBiz
“Më thuaj ku je të vij të takoj” – Stresi me mesazh për Cllevion pasi ia ofendoi familjen?
Demokracia
11:40 | 24 Gusht 2023

Share:

Rap-artisti nga Shqipëria, Stresi, së fundmi ka bërë një postim në rrjete sociale, përmes së cilit i është drejtuar Cllevios.

Kjo pasi ai në disa raste në rrjete sociale ka përmendur atë dhe e ka sharë familjen e tij.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) kërkon që të ballafaqohen me njëri-tjetrin, por duke lënë anash familjet.

“I kërkoj falje familjes time që për fat të keq janë bërë pjesë e disa sharjeve shumë të neveritshme.

E vetmja gjë për të cilën ja vlen të luftosh sot është familja.

Familja do të jetë gjithmonë arsyeja pse unë jetoj.

Ti more karkalec njeriu më i urryer në Shqipëri më thuaj ku je dhe të premtoj se do vij të takoj, t’i lëmë familjet jashtë.

Si burrat veç unë e ti?”.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024