Lajme
“Më taksoni më shumë”, multimilionerja beafson me kërkesën ndaj BE-së, nis mbledhjen e firmave
Demokracia
11:08 | 05 Dhjetor 2023

Share:

Arritja e një milion nënshkrimesh për të taksuar super të pasurit është qëllimi i lëvizjes AG Steuergerechtigkeit, e njohur më mirë si Tax Me Now, një nismë jo pak befasuese që mbështetet nga një multimilionerë si Marlene Engelhorn.

Engelhorn i është drejtuar institucioneve të BE-së me një video ku kërkon që ajo dhe super të pasurit si vetja të taksohen më shumë.

Përshëndetje, unë jam një multimilionere dhe dua që të më taksoni më shumë tani”, tha ajo në video.

Trashëgimtarja e re e gjigantit kimik BASF, ka promovuar aksionin e saj edhe në mediat sociale, duke nisur mbledhjen e firmave për të kthyer nismën në një propozim real për institucionet e BE.

Mbledhja e një milion nënshkrimeve së bashku me Oxfam është objektivi kryesor i saj, në mënyrë që t’i kërkohet Evropës që përmes taksave të fituara nga asetet e mëdha të financojë ndërhyrjet thelbësore në sektorë të ndryshëm si kujdesi shëndetësor, arsimi dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike.

Marlene Engelhorn është anëtare e shoqatës ndërkombëtare “Milionerë për Njerëzimin “ dhe themeloi, së bashku me 49 trashëgimtarë të tjerë të pasurive të mëdha, lëvizjen “Më takso tani”.

Sakaq, në fillim të vitit ajo vendosi çuditërisht të hiqte dorë nga një trashëgimi prej 4 miliardë dollarësh, duke i shpenzuar ato para për të financuar nismat sociale, ndërsa nisi të angazhohet në nismat për një shpërndarje më të drejtë të pasurisë. /A2CNN

Të ngjashme