Lajme
Më shumë se 1700 ndërtesa të shembura nga tërmeti në Turqi
Demokracia
10:05 | 06 Shkurt 2023

Share:

Qindra njerëz besohet se janë ende të bllokuar nën rrënoja për shkak të tërmetit 7.8 shkallësh që goditi Turqinë mëngjesin e së hënës.

Gati 900 ndërtesa u shkatërruan në provincat Gaziantep dhe Kahramanmaras të Turqisë, tha zëvendëspresidenti, Fuat Otkay.

Ndërkaq sipas tij, numri i përgjithshëm i ndërtesave të shembura ka shkuar në 1718.

Më shumë se 500 njerëz besohet se kanë vdekur si shkak i tërmetit në Turqi dhe Siri.

Të ngjashme