Lajme
“Me shpresë që problemet të eleminohen në këtë fazë, nëse jo…” | Presidentja Osmani dorëzohet, nuk këmbëngulë ta përmirësojë draft-statutin e Zajednicës
Demokracia
12:25 | 22 Nëntor 2023

Share:

“Ka çështje që patjetër duhet të sqarohen, sepse krijojnë dykuptimësi, rrjedhimisht do të mund të shkaktonin probleme në praktikë, me shpresën që ato mund të eliminohen edhe në këtë fazë, pra para se të shkojë drafti në Gjykatë Kushtetuese, mirëpo në qoftë se jo, jam e bindur që Gjykata do t’i sqarojë ato…”.

Kjo është deklarata e presidentes Vjosa Osmani, e cila shpreh dorëzimin e saj në procesin e hartimit të statutit të Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i pranuar nga kryeministri Albin Kurti me Marrëveshjen Bazë [Bruskel, 27 shkurt 2023], shkruan Demokracia.com.

Kjo deklaratë është pjesë e një deklarate më të gjerë të të parës së shtetit, e cila sqaron se kushtetutshmëria e Statutit që themelon Zajednicën do të sqarohet nga Gjykata Kushtetuese “në qoftë se procedohet” në këtë institucion.

Përveç dorëzimit të presidentes Osmani që të prezantojë interesin e Republikës së Kosovës, Demokracia.com ka vërejtur se deklarata e presidentes Osmani përmban gjuhë dyshuese “në qoftë se drafti procedohet në Gjyktën Kushtetuese…”, e cila tingëllon si një paralajmërim se Statuti i Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që do të miratohet nga Qeveria Kurti, mund të mos përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Në qoftë se drafti procedohet në Gjykatën…” | Presidentja Osmani me gjuhë dyshuese nëse statuti i Zajednicës do të dërgohet në Kushtetuese

“Në qoftë se drafti procedohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë si presidente e vendit do t’i dorëzoj komentet, unë kam punuar në analizë të këtij dokumenti. Komentet me shkrim të cilat i kam përgatitur i kanë të gjithë akterët relevantë, të cilët kanë qenë të involvuar në përgatitjen këtij drafti, përfshirë BE dhe SHBA. Ka çështje që patjetër duhet të sqarohen sepse krijojnë dykuptimësi, rrjedhimisht do të mund të shkaktonin probleme në praktikë, me shpresën që ato mund të eliminohen edhe në këtë fazë, pra para se të shkojë drafti në Gjykatë Kushtetuese, mirëpo në qoftë se jo, jam e bindur që Gjykata do t’i sqarojë ato duke u bazuar edhe në interpretimet e vetë gjykatës që i ka dhënë në vitin 2015, shumë prej të cilave janë si parime udhërrëfyese tani për çfarëdo asociacioni”, është deklaruar Osmani më 21 nëntor 2023. / Demokracia.com /

Të ngjashme