Lajme
Me rënien e temperaturave, Prishtinës i kthehet ajri i pashëndetshëm
Demokracia
23:35 | 09 Nëntor 2022

Share:

Java e dytë e nëntorit e gjen Prishtinën sërish me ajër të ndotur.

Rënia e temperaturave ka bërë që shumë qytetarë, e sidomos ata që jetojnë nëpër shtëpi, t’i kthehen djegies së thëngjillit dhe druve si metodë për ngrohje, gjë që ndikon negativisht në cilësinë e ajrit.

Sipas të dhënave të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, momentalisht në kryeqytet, ajri është i pashëndetshëm.

Një mjet për ta matur këtë është Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI), i cili i kthen të dhënat e cilësisë së ajrit në numra dhe ngjyra për t’ju ndihmuar njerëzve të kuptojnë se kur duhet marrë masa për ta mbrojtur shëndetin e tyre.

Sonte kur po shkruhet ky artikull më 09.11.2022, matësi tregon se vlerat AQI janë 180 dhe është i shënjuar me ngjyrë të kuqe, që sinjalizon se është i pashëndetshëm.

Qëllimi i AQI-së është të shpjegohet se çfarë domethënie ka cilësia e ajrit për shëndetin e popullatës. Për ta kuptuar më lehtë, AQI ndahet në gjashtë kategori:

AQI “e pashëndetshme për grupet e ndjeshme” është prej 101 deri 150. Edhe pse popullata e përgjithshme nuk do të ishte e prekur medoemos në këtë nivel të AQI, njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit, kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër.

Të ngjashme