ShowBiz
“Më mungon Meriton, të dua”, Ilnisa i dhuron partnerit të saj puthje nga ekrani
Demokracia
22:42 | 11 Prill 2024

Share:

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Ilnisa Agolli ka qenë një nga banoret më të komentuara brenda shtëpisë.

Ajo krijoi një lidhje me moderatorin nga Kosova, Meriton Mjekiqi, dhe dyshja ishin një çift mjaft i përfolur duke i dhënë mjaft dinamikë shtëpisë.

Së fundmi, ajo ka bërë një dedikim për Meritonin në Instagramin e saj, duke dëshmuar edhe faktin se vazhdon dhe e përcjell nga larg edhe pas daljes së saj nga formati.

Foto: Ilnisa Agolli / Instagram

“Më mungon Meriton. Të dua”, shkroi Ilnisa në njërin prej postimeve të saj në ‘InstaStory’.

Ilnisa Agolli u eliminua gati një javë më parë, gjatë kohës kur ishte në nominim me Meritonin si dhe me Egla Cenon.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024