Lajme
“Më mirë sanksione se Autonomi”: Orteku i kundërshtimit të Asociacionit po rritet
Demokracia
14:59 | 28 Nëntor 2023

Share:

Orteku i kundërshtimit të draft-statutit të Asociacionit, i cili në parim është pranuar nga Kosova, po rritet vazhdimisht.

Derisa drafti në fjalë nuk po publikohet nga Qeveria e Kosovës, përfaqësuesit e partive opozitare përditë e më shumë po shprehin pakënaqësi ndaj dokumentit në fjalë.

PDK-ja dhe LDK-ja kanë bërë me dije se qëndrimet përfundimtare të tyre rreth kësaj çështje do t`i japim pasi që dokumenti do të publikohet zyrtarisht nga Qeveria.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili e kishte nënshkruar marrëveshjen e parimeve për Asociacionin, është dalë hapur kundër këtij drafti.

Në një intervistë për televizionin Syri, ai ka thënë se më mirë për Kosovën në këto momente është të pranojë sanksionet e ndërkombëtarëve, se sa marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për mua po. Më mirë se sa të pranojmë një dokument i cili ka kufijtë e autonomisë apo asosacionit, një dokument i cili thirret në Rezolutën 1244 një rezolutë e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e njeh prezencën e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë por jo pavarësinë e Kosovës, një dokument i cili kërkon që kontekstet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe komunave të asosacionit mund të zgjidhet dhe në arbitrazh të veçantë, atëherë ne po fusim një lloj të qeverisjes së vendit”, ka thënë ai.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur rezerva të mëdha për këtë draft.

Ai ka bërë me dije se drafti flet për një autonomi e cila mund të rrëshqas drejt federalizimit.

Çka ka drafti? Në termin më të thjesht është autonomi në evoluim. Do të thotë se mund të bëhet federalizim. Pra, është një trupë paralele me rendin kushtetues të Kosovës. E referuar normativa më të çuditshme, prej Rezolutës 12/44 e deri te Kushtetuta e Kosovës; e cila parasheh një trupë që merr kompetenca ekzekutive; të gjitha kompetencat ekzekutive. Thotë që nuk do të merr kompetenca shtesë përveç këtyre që janë”, ka thënë ai për emisionin Pressing.

Sipas tij, ky dokument është i rrezikshme për Kosovën.

Në këto kompetenca të reja që kjo autonomi i merr, shtron kontrollin e plotë: të mbikëqyrjes, të rregullimit, financimit, organizimti dhe menaxhimit; me njerëz, me staf, me udhëheqësi e kështu me rradhë. Unë kam pas një paraqitje në seancë tek e cila i kam ngritur tri çështje: referencën e Preambulës si vlerë”, është shprehur ai.

I pari i LDK-së ka vlerësuar se me këto kompetenca të Asociacionit, Kosovës nuk i duhet as njohja nga Serbia.

“Atëherë nuk ka duhet më as njohja nga Serbia”, është shprehur Abdixhiku.

Ndërsa, partia më e madhe opozitare, PDK-ja, ka bërë me dije se për këtë parti është i papranishëm çfarëdolloj statuti, i cili e parasheh formimin e Asociacionit me kompetenca që bien ndesh me idealet themeluese të Republikës së Kosovës.

Kryetari Krasniqi ka ripërsëritur qëndrimin se për PDK-në është i papranueshëm çfarëdolloj statuti, i cili e parasheh formimin e Asociacionit me kompetenca që bien ndesh me idealet themeluese të Republikës së Kosovës. Gjatë këtyre takimeve u tha se regresi ekonomik, sanksionet ndërkombëtare dhe përkeqësimi i mirëqenies së qytetarëve janë vetëm disa nga pasojat, krahas dështimit në dialog, të cilat vijnë si rezultat i keqqeverisjes, arrogancës dhe aferave të vazhdueshme korruptive të zyrtarëve qeveritarë”, është thënë në komunikatën e PDK-së, e cila është lëshuar më 14 nëntor pasi një mbledhje të kryetarit të PDK-së me Kryesinë e partisë, deputetët dhe kryetarët e degëve.

Të ngjashme