Diaspora
Me masat e reja, testi RT-PCR kërkohet për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë
Demokracia
12:41 | 11 Shkurt 2021

Share:

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje në mënyrë elektronike.

Qeveria e Kosovës po diskuton për masat mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku, ka konfirmuar për Demorkacia.com, se pas mbledhjes së qeverisë do të bëhet publike se ora policore do të hiqet dhe se gastronomia do të punojë deri në ora 22:00.

Në masat që do të merren sot, është përfshirë edhe testi RT-PCR për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë.

Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Lexo edhe: 

Zgjatet orari i gastronomisë, merret vendim edhe për taksitë

Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:

Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 orëve përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore,

Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19,

Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh,

Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre

Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë pata hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetizolohen për 7 ditë,

Përjashtim nga pika 3 më lartë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 25 orët e fundit. /Demokracia.com/

Të ngjashme