Lajme
Masat e reja: Hiqet ora policore, studentët i kthehen fakulteteve
Demokracia
12:01 | 11 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje në mënyrë elektronike, ku po diskutohet rreth lehtësimit të masave anti-COVID.

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës në mënyrë elektronike në të cilën janë duke u diskutuar lehtësimet e masave anti-COVID.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku, ka thënë për Demorkacia.com, se është propozuar që të hiqet ora policore dhe që studentët t’i kthehen ligjëratave nëpër fakultete.

Ajo po ashtu ka treguar se operatorët ekonomik nëpër zona të kuqe do të mund të punojnë deri në ora 22:00.

“Është propozuar që të hiqet ora policore, pra nuk do të ketë kufizim të lëvizjes së lirë. Kurse operatorët ekonomik do të punojnë deri në ora 22:00 në zonat e kuqe. Po ashtu studentët do i kthehen ligjëratave në fakultet, do të hiqet opsioni online”, ka treguar Baxhaku për Demokracia.com.

Sipas saj, pas përfundimit të kësaj mbledhje do të bëhen të ditura në detaje të gjitha vendimet që pritet të merren në këtë mbledhje. /Demokracia.com/

Të ngjashme