Kuriozitete
Me koncentrim të madh po e përziente miellin me mëlmesa, kolegët e frikësojnë – kuzhinieri amerikan mbulohet i tëri me miell
Demokracia
22:31 | 17 Janar 2022

Share:

Një kuzhinier që mbante një tenxhere me miell, u bë objekt i talljes, pasi kolegët e tij e frikësuan dhe nga frika ai kërceu dhe tenxheren që e kishte në dorë i përfundoi mbi kokë – duke e mbuluar të tërin me miell.

Videoja e filmuar nga Lindsey Cissel, 33-vjeçe, që punon në J&PPizza në Maryland, shfaq momentin kur tallen me kolegun e tyre Antonio Herman, 32-vjeç, që në ato momente po i përziente mëlmesat në miell dhe nuk ishte në dijeni që do ta frikësonin, transmeton Telegrafi.

Me të parë se ai ishte koncentruar, në prapavijë dëgjohet një këngë me zë të lartë – që duket se e zë në befasi kuzhinierin i cili instinktivisht reagoi duke hedhur nga dora tenxheren – e mielli ta mbulojë të tërin.

Bëhet fjalë për këngën e legjendës James Brown – I Feel Good, që e bëri Hermanin të kërcej nga frika dhe të mbulohet me miellin që po e përgatiste me mëlmesa për një specialitet.

https://www.youtube.com/watch?v=Qdh2ghJNPnA

Të ngjashme