Sport
Me këtë rezultat përfundon miqësorja mes Dritës dhe Trepçës ‘89
Demokracia
18:22 | 27 Mars 2022

Share:

Në vazhdën e ciklit të ndeshjeve të kombëtareve që kanë nisur tash e sa ditë, ekipet kosovare të futbollit po e shfrytëzojnë për pushime, por edhe për ndeshje miqësore.

Një takim kontrollues është zhvilluar sot në stadiumin me bari sintetik në Gjilan mes Dritës dhe Trepçës ’89, raporton Demokracia.com.

Takimi është mbyllur pa fitues 1:1 me dy golat e shënuar në pjesën e dytë të takimit.

Ndryshe, Drita bën gara në Superligën e Kosovës në futboll dhe është në garë për titull, kurse 89-shi është në rrugë të mbarë në Ligën e Parë për t’u rikthyer në elitë vetëm një vit pas rënies. /Demokracia.com/

Të ngjashme