Sport
Me birrë në dorë “thumbon” futbollistin e Interit, Hernandez e shijon në maksimum titullin me Milanin
Demokracia
15:02 | 23 Maj 2022

Share:

Milani u shpall kampion i Italisë për herë të 19 në historinë e tij.

Fitorja 0-3 në Sasuolo solli në duart e lojtarëve trofeun që i mungonte prej shumë vitesh.

Secili nga futbollistët kishte mënyrën e vetë për të festuar, ku kishte edhe nga ata që zgjodhën të ngacmonin ish-shokun e tyre të skuadrës, Çalhanoglun.

Ky i fundit “tradhëtoi” Milanin një vit më parë për t’ju bashkuar Interin dhe arsyeja e vetme ishte fitimi i trofeve.

Në momentin që fitoi Kupën e Italisë, mesfushori turk shpërndau një foto të tijën duke ngritur lart trofeun, ndërsa poshtë saj shkruante: “Mirëmëngjes”.

Me të njëjtën monedhë i është përgjigjur kë herë edhe Theo Hernandezi.

“Mirëmëngjes”, shkruan mbrojtësi i Milanit që ka shpërndarë një foto me medaljen e varur në qafë dhe një birrë në dorë, për të festuar në këtë mënyrë titullin kampion të Serisë A./Demokracia.com/

Të ngjashme