Lajme
Më 26 maj do të mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2023
Demokracia
09:34 | 19 Maj 2023

Share:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 26 maj 2023 do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Siç thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e tyre.

Të ngjashme